qitje me pjateleFusha e qitjes me pjatel ndodhet në Bërzhitë, 13 km larg Tiranës në rrugën drejtë Elbasanit. Ajo është e përbërë nga dy poligone ku në të parin mund të zhvillohen disiplinat e Skeet, Universal Trap, Percorso di Caccia, ndërsa në të dytin mund të zhvillohen disiplinat Olympic Trap, Double Trap, Universal Trap dhe ku është montuar një makinë shumë drejtimëshe për stërvitjen e qitësave.

Aty ju mund të gjeni instruktorin, i cili mund të ndihmojë si ata që kanë dëshirë të fillojnë këtë sport, ashtu edhe ata që e njohin tashmë.

Poligoni gjithashtu disponon armët dhe municionet e nevojshme për këtë sport. Në ambjentet e poligonit ndodhet edhe restoranti “Gjuetari i Erzenit”, ku mund të shijoni gjatë gjithë vitit specialitete të rralla të gatimeve me kafshë dhe shpendë të egra, përveç atyre tradicionale.

“Restorant Pjateli” ju siguron një shërbim dhe aktivitet të sigurt qitjele me pjatelë me një staff që do kujdeset për ju cdo moment. Me një instruktor I cili do tju mesoj dhe do tju tregoj të hidhni hapat e para drejt qitjes me pjatelë.

Të jeni të bindur që kush vjen njeherë tek “Restorant Pjateli” ka për ta frekuentuar gjithnjë , duke u lidhur ngushtë me ambjentet e këtij vendi.

Qitja me pjatelë është shumë pranë jush vetëm një fundjavë larg ku cdo kush mund të provojë të bëj qitje me armët tona dhe të tregoi aftësitë e tij në këtë sport aristokrat.