gatimetGatimet e Restorant Pjateli janë të fokusuara drejt gatimeve kryesisht tradicionale dhe gatime të kuzhinës italiane. Gjithashtu dhe kuzhina mesdhetare karakteristike nuk mugon asnjeherë nga restoranti ynë.

Të gjitha gatimet e restorantit janë të pergatitura nga një staff i kualifikuar dhe i trajnuar per të plotësuar cdo shije tuajën . Një e vecantë e kuzhinës së ”Restorant Pjatelit” janë dhe gatimet e vecanta që zotëron. Gatime specialiteti i restorantit përbehet nga një menu e vecantë. Kuzhina jone është bazuar në atë tradicionale shqiptare ku spikasit mishi i gjahut dhe specialitete ditore të ndryshme.

Variantet e perzgjedhura janë të larmishme dhe të gatuara në çast. Nga keto bie në sy edhe gatimi i derrit te eger, lepurit të egër, fazan, rosa ne tava balte, mëllenja ose lauresha të zgarës  dhe shumë prodhime të tjera që mund ti gjeni tek menuja Jonë.

Restorant Pjateli zotëron një nga menutë më të vecanta përsa i përket shijes dhe artit të kulinarisë ku mund të gjesh ushqime nga  më të shijshmet mjafton ti provoni. Kuzhina jonë zotëron unicitetin dhe shijen e përshtatur me ambjentin komod.

Jeni gjthmonë të mirëpritur për të provuar kuzhinën tonë cdo moment të javës !