Restorant Pjateli  ndodhet në zonën e Bërzhitës mes gjelbërimit dhe natyrës dhe harmonisë. Një restorant i cili fokusohet tek rehatia dhe komoditeti i cdo kujt që zgjedhë të kaloj një fundjavë në restorantin tonë mes miqve , familjes.

”Restorant Pjateli” përbëhet ambjentet e brendshme , ku janë restoranti salloni gjithashtu dhe ambjentet e jashtme të  cilat shtrihen në  një  hapesirë  te blertë  mes natyrës së  egër. Të  dyja ambjentet janë  projektuar për tju ofruar rehatinë  maksimale dhe harmoninë .

Fusha e qitjes me pjatel ndodhet në Bërzhitë, 13 km larg Tiranës në rrugën drejtë Elbasanit. Ajo është e përbërë nga dy poligone ku në të parin mund të zhvillohen disiplinat e Skeet, Universal Trap, Percorso di Caccia, ndërsa në të dytin mund të zhvillohen disiplinat Olympic Trap, Double Trap, Universal Trap dhe ku është montuar një makinë shumë drejtimëshe për stërvitjen e qitësave.

Aty ju mund të gjeni instruktorin, i cili mund të ndihmojë si ata që kanë dëshirë të fillojnë këtë sport, ashtu edhe ata që e njohin tashmë.